Tensione në komisionin për Arlinda Zekajn

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 20 nëntor, Zhurnal.mk – Komisioni Hetimor Parlamentar, i cili po shqyrton rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt, ka intervistuar drejtoreshën e Mirëqenies Sociale në Komunën e Pejës, Albulena Muja Bajraktarin, raporton Ekonomia Online.

Gjatë intervistimit, anëtarja e Komisionit, Adelina Tërshani, pati disa pyetje për mënyrën se si ishin diskutuar nevojat për shtimin e kapaciteteve në institucionin përkatës.

Tërshani e pyeti drejtoreshën se si e shpjegon faktin që, sipas saj, nevojat për më shumë kapacitete ishin diskutuar në mënyrë joformale dhe jo përmes kërkesave zyrtare të regjistruara.

Më pas, ajo e pyeti nëse kjo nënkuptonte që diskutimet e tilla zhvilloheshin si në kafene brenda objektit.

“Jo, takimet janë në sallën e takimeve”, u përgjigj Muja Bajraktari.

Pas kësaj, Tërshani reagoi duke i thënë: “Veç të lutna, a e din që nuk jam duke të sulmu, veç jam t’u t’pyet”.

Ndërkaq, drejtoresha tha se pyetjen e kishte perceptuar si tendencioze.

“M’u duk tendencioze, se në kafe nuk diskutohen, është salla e takimeve”, u shpreh ajo.

Shkëmbimi i replikave u zhvillua gjatë seancës së Komisionit Hetimor Parlamentar, në kuadër të intervistimit për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.

Arlinda Zekaj kishte kërkuar veprime urgjente ndaj zyrtarëve të institucioneve përgjegjëse tri ditë para se të vritej.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër