Shkup, 18 shtator, Zhurnal.mk – MPB njofton se në Stacionin Policor Rostushë është denoncuar se në një objekt hotelerik në rrugën rajonale Mavrovë-Dibër, në vendin e quajtur Udhëkryqi i Manastirit, punonjësja A.K.(27) nga Dibra ka rënë nga një mur me lartësi prej rreth dy metrash afër hyrjes ndihmëse. Ajo është transportuar në Kompleksin e Klinikave „Nëna Terezë” në Shkup për dhënien e ndihmës mjekësore, ndërsa këqyrjen e vendngjarjes e ka kryer ekipi nga DPB Gostivar.
27-vjeçarja bie nga muri 2 metra i lartë, me lëndime të rënda dërgohet në klinikat e Shkupit
5
Artikulli i mëparshëm
