PDK nderon bashkëveprimtaren Flora Brovina, Hamza: Simbol i qëndresës dhe atdhedashurisë

Nga D V
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 18 shtator, Zhurnal.mk – Partia Demokratike e Kosovës ka nderuar sot veprimtaren, mjeken dhe intelektualen, Flora Brovina.

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, i shoqëruar nga deputetë, anëtarë të Kryesisë së PDK-së dhe bashkëpunëtorë, mori pjesë në Akademinë Përkujtimore dhe bëri homazhe në Kuvendin e Kosovës, në nderim të figurës së Flora Brovinës.

Ata vlerësuan kontributin e saj si mjeke, intelektuale dhe veprimtare që gjithë jetën ia kushtoi Kosovës dhe qytetarëve të saj.

“Për mua, për PDK-në dhe për të gjithë ata që patën fatin ta njohin, Flora Brovina do të mbetet përgjithmonë një simbol i qëndresës, i humanizmit dhe i atdhedashurisë”, ka theksuar kryetari Hamza.

Emri dhe vepra e Flora Brovinës mbeten dëshmi e një jete të jetuar me dinjitet dhe në shërbim të vendit!

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër