Viktor Stojanov paralajmëron parti të bullgarëve në zgjedhjet e ardhshme

Nga Xh M
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 18 shtator Zhurnal.mk – Viktor Stojanov paralajmëron se përmes shitjes së kapelave, filxhanëve të kafesë dhe bluzave të markuara me emrin e fondacionit të tij bullgar „Maqedonia“, do të financojë rrjetin e mediave në Maqedoninë e Veriut, për të cilat, siç thotë vetë Stojanov, nevojiten të paktën 3.000 euro në muaj. Ndërkohë, ai thotë se qëllimi përfundimtar është formimi i një partie politike të bullgarëve në vend, e cila do të garojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, të cilat sipas afatit të rregullt pritet të mbahen në vitin 2028, shkruan „Fokus“.

Në një video-mesazh, Stojanov ditët e fundit tha se tashmë janë në shitje bluza me logon e fondacionit me çmim prej 20 eurosh, ndërsa në periudhën e ardhshme do të dalin në shitje edhe bluza dimërore me çmim prej 25 eurosh, filxhanë porcelani për kafe dhe çaj me çmim prej 6 eurosh, si dhe kapele. Sipas tij, të ardhurat do të përdoren për financimin e aktiviteteve në Maqedoninë e Veriut, qëllimi përfundimtar i të cilave është formimi i një partie politike që, sipas tij, do të fitojë vende deputetësh dhe do të ketë ministra.

„Kemi shumë media në Maqedoninë e Veriut, duam edhe më shumë, duam t’i ndihmojmë bullgarët atje që të krijojnë një parti të tyre të fuqishme politike. Ky është qëllimi ynë i vjetër që nga viti 2021, por nuk kemi përparim në realizimin e tij për shkak të elitës së biznesit në Maqedoni, ndërsa pa biznes dhe kapital është e vështirë të krijohet një parti. Por tani kemi një ide se si ta realizojmë partinë pa biznes. Qëllimi është të marrim pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Maqedoni“, thotë Stojanov.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër