Këto katër shtete sollën më së shumti kompani të huaja në Maqedoninë e Veriut

Nga Xh M
28 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 18 shtator Zhurnal.mk – Në Maqedoninë e Veriut janë të regjistruara 3 280 ndërmarrje vendore që kontrollohen nga jashtë, apo 4.7 përqind e ndërmarrjeve vendore në sektorin afarist janë të kontrolluara nga jashtë.

“Filialet e huaja kryesisht kontrollohen nga vendet evropiane, d.m.th. 92.8%, vendet anëtare të BE-së kontrollojnë 44.6% të filialeve të huaja, në të cilat janë të angazhuar 62.8% e punonjësve dhe marrin pjesë me 61.9% në vlerën e shtuar”, raporton Enti Shtetëror i Statistikave.

Në këto filiale të huaja janë të angazhuar 24.2 përqind të totalit të punonjësve, kryesisht në industrinë përpunuese, informacion e komunikim dhe tregtinë me shumicë dhe pakicë te riparimi i automjeteve.

“Filialet e huaja më të rëndësishme ekonomike janë nën kontrollin e Austrisë me pjesëmarrje në vlerën e shtuar prej 17.4%, Holandës me 11.0%, Gjermanisë me 19.7% dhe Mbretërisë së Bashkuar me 9.0%”, raportoi Enti.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër