Prishtina vijon protestat kundër dënimit të ish-drejtuesve të UÇK-së nga Specialja

Nga Xh M
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 18 shtator Zhurnal.mk – Protesta kundër vendimit të Gjykatës Speciale vijoi edhe sonte në Prishtinë, ku qytetarët u mblodhën prej orës 21:00 për të kundërshtuar dënimin e katër ish-drejtuesve të UÇK-së: Hashim Thaçi, Jakup Krasniasi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi.

Gjatë ditës, në orën 12:00, mijëra qytetarë dolën në sheshet e Prishtinës në një tubim të organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, kundër vendimit të Gjykatës Speciale.

Kjo shënon ditën e tretë radhazi të protestave kundër vendimit të marrë në Hagë.

Vendimi ndaj Hashim Thaçit, Jakup Krasniasit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit u shpall të mërkurën nga Gjykata e Hagës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër