Ohër, 19 shtator Zhurnal.mk – Prokuroria Themelore Publike në Ohër ka nxjerrë Urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj tre personave për veprën penale – Rrezikimi i mjedisit jetësor dhe natyrës me mbeturina, nga neni 230, paragrafi 1 i Kodit Penal.
Tre bashkëkryesit, më 17 shtator, kanë mbërritur me një automjet transportues të mbushur me mbeturina pranë deponisë “Bukovë”. Ata kanë filluar t’i djegin kabllot e mbetjeve prej gome me qëllim që të ndanin telat e bakrit prej tyre. Nga djegia është krijuar tym dhe janë çliruar substanca të dëmshme në ajër.
Prokurori publik i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Ohër propozim për caktimin e masës së paraburgimit për tre të dyshuarit, para së gjithash duke pasur parasysh rrezikun e arratisjes dhe mundësinë që ata të ndikojnë te dëshmitarët në procedurë.
