Tearcë, 19 shtator Zhurnal.mk – Në Tearcë sot është shënuar solemnisht Dita e Groshës, një aktivitet kushtuar bujqësisë, fermerëve dhe ruajtjes së traditave lokale.
Kryetari i Komunës së Tearcës, Daut Memishi, përmes një postimi ka theksuar se edhe këtë vit kjo ditë u kremtua së bashku me qytetarët e komunës. Në manifestim mori pjesë edhe zëvendësministri i Bujqësisë, Albrim Hoxha, të cilin Memishi e falënderoi për praninë dhe mbështetjen.
Memishi shprehu gjithashtu falënderim të veçantë për organizatorin e manifestimit, njëherësh kryetarin e shoqatës CED, Metin Muaremi, për angazhimin dhe kontributin në organizimin e kësaj ngjarjeje. Sipas Memishit, ruajtja e traditave dhe mbështetja e fermerëve mbeten të rëndësishme për zhvillimin e bujqësisë në Komunën e Tearcës.
