Privohet nga liria shoferi pas aksidentit në autostradën Kumanovë–Shkup, dy persona humbën jetën

Nga Xh M
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Kumanovë, 20 shtator Zhurnal.mk – Një 65-vjeçar nga Shkupi është privuar nga liria pas aksidentit të rëndë rrugor që ndodhi dje në autostradën Kumanovë–Shkup, ku humbën jetën dy persona, ndërsa tre të tjerë u lënduan.

Më 19 shtator 2026, rreth orës 21:35, në SPB Kumanovë është raportuar se në autostradën Kumanovë–Shkup, në drejtim të Shkupit, në zonën e fshatit Agaqoji, ka ndodhur një aksident rrugor ndërmjet një automjeti të pasagjerëve „Mercedes“ me targa të Shkupit, të drejtuar nga M.M. (65) nga Shkupi, dhe një automjeti të pasagjerëve „Opel Corsa“ me targa të Shkupit, të drejtuar nga S.N. (27) nga Shkupi.

Në vendin e ngjarjes kanë humbur jetën bashkudhëtarët e automjetit „Opel Corsa“, V.N. (49) dhe L.M. (71), nga Shkupi.

L.N. (48), bashkudhëtare në automjetin „Opel Corsa“, ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa bashkudhëtari B.N. (28) dhe S.N. (27), nga Shkupi, kanë pësuar lëndime trupore. Të tre janë dërguar në Kompleksin e Klinikave „Nënë Tereza“ në Shkup.

Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer një ekip i SPB Kumanovë. Me urdhër të prokurorit publik, shoferi i automjetit „Mercedes“, M.M., është privuar nga liria. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të vijojë kallëzim përkatës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër