Përfundon Loti 2 i segmentit rrugor Elbasan-Papër

Nga D V
23 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 21 shtator, Zhurnal.mk – Në segmentin rrugor Elbasan–Papër, pjesë e projektit infrastrukturor Elbasan–Rrogozhinë dhe e Korridorit VIII, ka përfunduar Loti i 2-të.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga ky aks rrugor, i plotësuar me sinjalistikë, asfaltim dhe mure mbajtëse.

Ky segment rrugor fillon në afërsi të ish-Kombinatit Metalurgjik, lidhet me bajpasin e Elbasanit dhe përfundon në km 3,5.

Përfundimi i kësaj vepre lehtëson qarkullimin e mjeteve dhe shkurton kohën e udhëtimit duke sjellë një sërë përfitimesh të rëndësishme për zonën përreth.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër