Berisha: SPAK është thjesht një hetuesi private e Edi Ramës

Nga D V
19 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 21 shtator, Zhurnal.mk – Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u paraqit këtë të hënë në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Kryedemokrati ka zbatuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Berisha u prit sërish nga një grup mbështetësish para ambienteve të Prokurorisë së Posaçme.

Në dalje të SPAK-ut, Berisha, në një komunikim për mediet, tha se SPAK-u është thjesht një hetuesi private e Edi Ramës, që mbron krimet monstruoze që ai kryen bashkë me suitën e tij të ngushtë.

Sipas Berishës, Rama duhet pyetur nga SPAK-u për pronën në Surrel, për sterilizimin, për koncesionet 300 milionë euro në shëndetësi.

“Pra, unë solla këtu para shqiptarëve një pyetje për të kuptuar se ky organ është thjesht një hetuesi private e Edi Ramës, që komandohet prej tij dhe që funksionon në mburojë të krimeve monstruoze që Edi Rama kryen bashkë me suitën e tij të ngushtë.”

Berisha akuzoi edhe Dumanin, duke e cilësuar si “armikun më të egër të pluralizmit politik, parelarësit dhe pronarit të katër banesave, falsifikatorit dhe mashtruesit të dokumenteve shtetërore”.

“Drejtësia vonon, por nuk harron”, u shpreh Berisha.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër