Wadephul: OKB-ja të ndërmarrë hapa konkrete për zgjidhjen e konflikteve globale

Nga D V
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Berlin, 21 shtator, Zhurnal.mk – Gjermania ka bërë thirrje për hapa konkrete drejt përfundimit të luftës në Ukrainë dhe konflikteve në Lindjen e Mesme, ndërsa liderët botërorë mblidhen në Nju Jork për takimin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Përpara se të nisej në Nju Jork, ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul tha se Asambleja e Përgjithshme e OKB-së nuk duhet të kufizohet vetëm në evidentimin e krizave dhe konflikteve në botë, por duhet të shërbejë për të ndërmarrë hapa konkrete drejt zgjidhjeve.

Ai bëri thirrje për rikthimin e dialogut mes palëve në konflikt dhe kritikoi prirjen drejt përshkallëzimit të vazhdueshëm të situatave të tensionuara.

Wadephul i kërkoi gjithashtu Rusisë të angazhohet në negociata serioze për luftën në Ukrainë, duke thënë se Moska po shton kërcënimet ndaj vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

Një tjetër çështje që Gjermania synon të diskutojë në OKB, është siguria detare në Ngushticën e Hormuzit dhe atë të Bab al-Mandabit, të cilat kanë rëndësi të madhe për tregtinë ndërkombëtare.

Sipas Wadephul, Irani dhe grupi rebel Houthi, i mbështetur nga Teherani, kanë penguar prej muajsh qarkullimin e lirë të tregtisë në këto zona.

Gjermania do të përfaqësohet në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së nga ministri i Jashtëm Wadephul, ministri për Mjedisin, Veprimin Klimatik, Ruajtjen e Natyrës dhe Sigurinë Bërthamore, Carsten Schneider dhe ministrja për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, Reem Alabali Radovan.

Kancelari Friedrich Merz nuk do të marrë pjesë në takimin e OKB-së, pasi anuloi udhëtimin e planifikuar.

Wadephul pritet të zhvillojë gjithashtu takime me homologët e tij të vendeve të G7 në Nju Jork.

Ministri gjerman e cilësoi Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, një mundësi të veçantë për koordinimin e vendeve përballë sfidave të mëdha ndërkombëtare.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër