Mucunski në Nju Jork u takua me Rubion: Edhe një konfirmim për rëndësinë e partneritetit me SHBA

Nga D V
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 21 shtator, Zhurnal.mk – Sot në Nju Jork, së bashku me kryeministrin, biseduam me sekretarin e shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Marko Rubio. Këtë e shkroi në Facebook ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski.

– Takimi ishte edhe një konfirmim për rëndësinë e partneritetit dhe dialogut të vazhdueshëm mes dy vendeve.

Shkëmbyem mendime për çështje me interes të përbashkët, bashkëpunimin bilateral dhe aleancën në NATO, me përcaktim të qartë për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të bazuara në besim, bashkëpunim të ngushtë dhe interesa të përbashkëta.

Dialogu strategjik mbetet një kornizë e rëndësishme për avancimin konkret të bashkëpunimit.

Në kohë sfidash serioze gjeopolitike, partneritetet e forta dhe komunikimi i drejtpërdrejtë me aleatët tanë kanë edhe më shumë rëndësi, shkroi ai.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër