Çmimi i naftës bie në tregje ndërkombëtare

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Uashington, 21 shtator, Zhurnal.mk – Çmimet e naftës ranë mbi 2%, pasi shpresat për rifillimin e bisedimeve mes SHBA-së dhe Iranit, si dhe rikuperimi i eksporteve saudite, zbutën shqetësimet për furnizimin.

Nafta Brent ra për 2.12%, në 101.68 dollarë për fuçi, ndërsa WTI amerikane u ul 2.32%, në 93.85 dollarë.

Katari tha se, së bashku me Pakistanin, po ndërmjetëson mes Uashingtonit dhe Teheranit për rikthimin e bisedimeve.

Ndërkohë, eksportet e naftës së papërpunuar nga Arabia Saudite janë rritur mbi 4 milionë fuçi në ditë gjatë shtatorit, nga 2.4 milionë në gusht.

Sipas JPMorgan, rrjedhat e naftës nga Lindja e Mesme kanë mbetur relativisht të forta, pavarësisht ndërprerjeve në tubacionin Lindor-Perëndimor të Arabisë Saudite.

Megjithatë, kufizimet në qarkullimin përmes Ngushticës së Hormuzit vazhdojnë të kufizojnë rënien e çmimeve.

Ndërsa, çmimi naftës ka arrit rekord në Kosovë. Një litër naftë sot kushton deri 1 euro e 94 centë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër