Shkup, 21 shtator, Zhurnal.mk – Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, realizoi një takim pune me ambasadorin e Malit të Zi në Maqedoni, Zoran Miljaniq, ku u shqyrtuan mundësitë për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit bilateral në fushën e gjyqësorit, sundimit të ligjit dhe integrimit evropian.
Në takim u theksua niveli i lartë i bashkëpunimit mes dy vendeve, forcimi i sundimit të ligjit, pavarësia e gjyqësorit, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe përmirësimi i transparencës dhe digjitalizimi i gjyqësorit.
“I përvoja e Malit të Zi tregon se integrimi evropian nuk është slogan politik. Ai është proces që matet përmes ligjeve evropiane, institucioneve funksionale dhe rezultateve konkrete e të verifikueshme. Sidomos në gjyqësor, standardet evropiane nuk janë vetëm çështje e harmonizimit të ligjeve. Ato dëshmohen përmes gjyqësorit të pavarur, luftës efikase kundër korrupsionit dhe zbatimit konsekuent të ligjeve. Integrimi evropian ndërtohet me punë, reforma dhe rezultate”, tha Shasivari.
