Meksikani dyshohet se sulmoi zyrtarin policor në Shkup

Nga D V
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 21 shtator, Zhurnal.mk – Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka filluar procedurë kundër një shtetasi meksikan nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave të sigurisë” sipas nenit 383, paragrafi 1 i Kodit Penal.

“Më 19 shtator, gjatë manifestimit “Festa e Tetorit – Tingujt e Kulturës” në parkun “Gjorce Petrov”, i dyshuari lëndoi fizikisht një oficer policie i cili u përpoq ta identifikonte. Ai e goditi oficerin e policisë në kokë me një kanaçe birre, dhe më pas e sulmoi përsëri fizikisht dhe e goditi në duar kur oficeri i policisë u përpoq ta ndalonte”.

“Duke pasur parasysh se bëhet fjalë për një person pa vendbanim të regjistruar në vend, prokurori publik vlerësoi se ekziston rreziku i arratisjes dhe i paraqiti propozim gjyqtarit të procedurës paraprake për të përcaktuar masë paraburgimi për të dyshuarin 31-vjeçar”, thonë nga MPB.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër