Paga minimale nuk po rritet, shporta sindikale çdo muaj më e kushtueshme!

Nga I.A
47 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 22 shtator, Zhurnal.mk – Një pagë minimale prej 26.046 denarësh mbulon vetëm rreth 37,9 për qind të vlerës së shportës minimale sindikale për një familje me katër anëtarë. Kjo do të thotë se për mbulimin e nevojave bazë mujore nevojiten pothuajse tri paga minimale. Ky është argumenti kryesor i grupit të deputetëve të LSDM-së, të cilët kanë paraqitur propozim për ndryshime në Ligjin për pagën minimale. Në realitet është trishtues fakti që paga ka stagnuar derisa çmimet kanë fluturuar, shkruan Zhurnal.

Paga minimale 600 euro?

Nga LSDM si parti opozitare maqedonase janë ish‑ministrja e Punës Jovana Trençevska, ish zëvendëskryeministri Fatmir Bytyqi dhe lideri i LSDM-së Venko Filipçe, kërkojnë që paga minimale të mos jetë më e ulët se 36.960 denarë dhe të fillojë të zbatohet nga tetori, me përshtatje të rregullt në mars sipas formulës ligjore. Ata theksojnë se inflacioni i ngadalësuar nuk e ka ulur barrën e kostove të jetesës, të cilat vazhdojnë të jenë në nivel të lartë.

Në gusht 2026, shporta minimale sindikale arriti 68.675 denarë, ndërsa me përfshirjen e qirasë për një banesë 60 metra katrorë, shuma mujore e nevojshme arrin 84.050 denarë. Vetëm ushqimi dhe pijet joalkoolike kushtuan 25.032 denarë. Diferenca mes pagës minimale dhe kostove reale mbetet e thellë, duke konfirmuar nevojën për një rritje të menjëhershme.

Subvencionet për punëdhënësit dhe dilemat e buxhetit

Propozimi ligjor parashikon edhe ndihmë për punëdhënësit si subvencionim nga buxheti i shtetit për diferencën e kontributeve mbi pagën minimale të rritur neto, në shumën prej 10.914 denarësh për periudhën tetor 2026 mars 2027. Kostoja e përgjithshme e zbatimit llogaritet në mbi 10 miliardë denarë.

Qeveria deri më tani ka refuzuar të subvencionojë kontributet për kompanitë private, edhe pse kërkesa të tilla kanë ardhur nga komuniteti i biznesit. Dhoma Ekonomike e Maqedonisë e ka vendosur propozim‑ligjin në faqen e saj zyrtare, duke e konsideruar subvencionimin si element kyç për realizimin e tij.

Në mars, kur përcaktohej paga minimale, Qeveria kishte deklaruar se ishte e hapur për një nivel më të lartë se ai ligjor, nëse do të kishte marrëveshje mes sindikatave dhe punëdhënësve. Megjithatë, ajo përsëriti se nuk do të subvenciononte kontributet, duke e lënë barrën mbi sektorin privat.

Formula ligjore dhe perspektiva e dialogut social

Sipas rregullores aktuale, përshtatja e pagës minimale bëhet çdo mars, duke u bazuar në kombinimin e rritjes së pagës mesatare neto dhe indeksit të kostove të jetesës. Paga minimale nuk mund të jetë më e ulët se 57 për qind e pagës mesatare neto. Në qershor 2026, paga mesatare neto ishte 48.381 denarë, ndërsa paga minimale 26.046 denarë pra vetëm 53,8 për qind e mesatares.

Kjo disproporcion tregon se formula aktuale nuk arrin të mbrojë fuqinë reale blerëse të punëtorëve. Deputetët propozojnë që paga minimale të përcaktohet në një nivel që siguron përmirësim material, jo vetëm përshtatje formale.

Derisa, ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, ka deklaruar se Qeveria është e hapur për dialog me partnerët socialë për ndryshimin e formulës, llogaritjen sipas pagës mediale dhe kontrata të reja kolektive, por vendimet duhet të bazohen në parametra realë ekonomikë.

Kujtojmë që, debati për pagën minimale pasqyron kontrastin mes kostove reale të jetesës dhe politikave ekonomike. Shporta sindikale prej mbi 68 mijë denarësh dhe qiraja që e çon shifrën mbi 84 mijë, tregojnë se paga minimale aktuale është larg nga mbrojtja e dinjitetit të punëtorit. Propozimi për rritje në 36.960 denarë është hap drejt barazimit, por mbetet sfidë nëse Qeveria dhe punëdhënësit do të gjejnë kompromis për subvencionet dhe për një formulë të re që reflekton realitetin ekonomik. /Zhurnal.mk

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër