Gjendet i vdekur në stadiumin e Ravenit, një polic lëndohet rëndë gjatë këqyrjes

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 22 shtator, Zhurnal.mk – Një 60-vjeçar nga fshati Raven është gjetur i vdekur në stadiumin e fshatit, pasi familja kishte denoncuar zhdukjen e tij.

Sipas policisë, J.A. (45) ka denoncuar më 21 shtator se bashkëshorti i saj, A.A. (60), kishte shkuar në punë në Gostivar rreth orës 07:00 dhe nuk ishte kthyer në shtëpi, ndërsa nuk u përgjigjej as thirrjeve telefonike.

Pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve, rreth orës 00:20 të 22 shtatorit, 60-vjeçari është gjetur i vdekur në stadiumin e fshatit Raven. Në afërsi është gjetur edhe një sharrë motorike.

Vdekjen e ka konstatuar mjeku nga Qendra Urgjente në Gostivar. Në vendngjarje kanë kryer këqyrje Prokurori Publik, mjeku i mjekësisë ligjore, ekipi i këqyrjes nga DPB Gostivar dhe Njësia Territoriale Kundër Zjarrit Gostivar.

Gjatë veprimeve zyrtare në vendngjarje, rreth orës 01:50, një zyrtar policor ka rënë në një pus betoni të hapur dhe të pashënuar, me thellësi rreth 1.5 metra.

Polici ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Qendrën Mjekësore në Gostivar.

Policia dhe institucionet kompetente po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër