VLEN prezanton faqen e re zyrtare dhe programin e qeverisjes 2030

Nga I.A
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 22 shtator, Zhurnal.mk – VLEN tashmë si parti politike ka ridizajnuar faqen e saj zyrtare, duke e bërë më funksionale dhe më të lehtë për përdoruesit. Në platformën e re digjitale është publikuar edhe programi i qeverisjes 2030, i cili përmban vizionin dhe prioritetet strategjike për zhvillimin e vendit.

Në faqen e re, qytetarët mund të gjejnë të pasqyruara arritjet e deritanishme të partisë gjatë qeverisjes, si dhe projektet e realizuara në fusha të ndryshme. Po ashtu, janë të qasshme në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë komunikatat zyrtare, aktivitetet e përditshme dhe njoftimet publike, duke ofruar transparencë dhe informim të vazhdueshëm për opinionin publik dhe mediat.

Me këtë hap duket që VLEN synon të forcojë komunikimin me qytetarët dhe të prezantojë qartë vizionin e saj për të ardhmen por edhe punët e sotshme që janë premtuar dje.

Për më tepër rreth kësaj faqeje zyrtare të VLEN-it mund të shihni këtu: www.vlen.eu

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër