Ali Ahmeti kujton Fehmi Lladrovcin: “Kujtimi për ty dhe Xhevën është i përjetshëm”

Nga D V
19 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 22 shtator, Zhurnal.mk – Kryetari i BDI‑së, Ali Ahmeti, ka përkujtuar sot 28‑vjetorin e rënies së Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit, duke i cilësuar si simbol të brezit që nuk kurseu asgjë për lirinë e Kosovës.

Ahmeti ka theksuar se Fehmi Lladrovci ishte për të shok i ngushtë, bashkëmendimtar, bashkëveprimtar dhe bashkëluftëtar, me të cilin ndau rrugën e gjatë të përpjekjes për liri shumë kohë para krijimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “Fehmiu dhe Xheva ishin pjesë e asaj gjenerate të veprimtarëve të lëvizjes kombëtare që nuk u pajtua kurrë me robërinë. Ata i shërbyen këtij ideali para luftës, në luftë dhe deri në rënien e tyre heroike”, ka shkruar Ahmeti.

Ai ka rikujtuar betejën e Drenicës më 22 shtator 1998, ku Fehmiu dhe Xheva ranë krah për krah, duke mbetur përgjithmonë simbol i sakrificës për Kosovën. “Vëlla Fehmi, 28 vjet pas rënies sate, më mungon njësoj. Por kujtimi për ty dhe Xhevën është i përjetshëm. Pushoni të qetë, vëlla Fehmi e motër Xhevë. Flamuri për të cilin dhatë jetën sot valon i lirë. Lavdi e përjetshme!”, ka përfunduar Ahmeti.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër