Iseni vlerëson dëshminë e ish-ushtarit të UÇK-së, Fadil Pushkollit: Profesionalizëm, respekt dhe trajtim dinjitoz

Nga D V
19 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 23 shtator, Zhurnal.mk – Zëvendësministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë së Veriut, Astrit Iseni, ka vlerësuar publikisht dëshminë e ish-luftëtarit të UÇK-së, Fadil Pushkolli, lidhur me profesionalizmin dhe korrektësinë e treguar nga pjesëtarët e policisë gjatë ndalimit dhe procedures së lirimit të tij.

Iseni theksoi se trajtimi dinjitoz i çdo qytetari është një standard institucional për të cilin po punohet çdo ditë.

“E vlerësoj sinqerisht këtë dëshmi të ish-luftëtarit Fadil Pushkolli për korrektësinë dhe respektin e shfaqur për profesionalizmin e pjesëtarëve të Policisë së Maqedonisë së Veriut. Faleminderit për fjalët dhe vlerësimin. Këto janë vlerat për të cilat po punojmë çdo ditë,” ka deklaruar zëvendësministri Iseni.
Nderkohë, ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fadil Pushkolli, ishte ndaluar në pikëkalimin kufitar Bllacë–Elez Han mbi bazën e një fletëarresti të lëshuar nga autoritetet e Serbisë. Pas procedurave verifikuese dhe marrjes në pyetje, ai është lënë menjëherë i lirë.

Pas lirimit, Pushkolli shprehu falënderimin e tij për policinë vendase:

“Pas një interviste dhe marrjes në pyetje, jam liruar nga Policia e Maqedonisë së Veriut. Dua ta falënderoj Policinë e Maqedonisë së Veriut, në veçanti pjesëtarët e policisë shqiptare, për korrektësinë, respektin dhe sjelljen e mirë gjatë gjithë procedurës,” ka shkruar ai në rrjetet sociale.
Ky rast përkon edhe me lirimin e një tjetër ish-pjesëtari të UÇK-së në Kroaci, po ashtu i ndaluar përkohësisht mbi bazën e fletëarresteve të ngjashme serbe.INA

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër