Pamela Anderson tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e saj në eventin Vogue World 2026: Milano, ku u shfaq me një veshje elegante dhe plot shkëlqim.
Për këtë rast, aktorja zgjodhi një fustan të gjatë në nuanca ari dhe jeshile, të punuar nga një material me shkëlqim që ngjason me satenin.
Fustani kishte pjesë voluminoze, ndonëse prerja e veçantë i ngjante një kaftani.
Pamela
Mëngët e gjera dhe të gjata binin lirshëm përgjatë trupit, duke u përshtatur bukur me pjesën e poshtme të fustanit.
Pamjen e kompletoi dukjen me bizhuteri të arta, përfshirë një varëse, byzylyk dhe unazë.
Ajo mbante gjithashtu një çantë të vogël të zezë me dizajn minimalist dhe detaje diskrete në ngjyrë ari.
Pamela
Për këpucë zgjodhi taka të zeza, gjersa flokët me onde i dhanë pamjes një tjetër dozë elegance dhe glamuri.
Në makijazh, Anderson theksoi sytë, edhe pse për fytyrën zgjodhi një tonalitet natyral.
Edicioni i këtij viti i Vogue World u mbajt në Galerinë e Milanos, ku të pranishmit shijuan një spektakël të dedikuar momenteve më të rëndësishme të historisë së modës italiane.


