Avokati i Popullit kërkoi qasje të plotë në numrin 112 për personat e shurdhër dhe me dëmtim të dëgjimit

Nga D V
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 23 shtator, Zhurnal.mk – Personat e shurdhër dhe me dëmtim të dëgjimit duhet të kenë qasje të barabartë dhe të papenguar në numrin emergjent 112 dhe shërbimet e ndihmës, thekson Avokati i Popullit me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës së Shenjave.

Avokati i Popullit i ka drejtuar Qendrës për Menaxhim me Kriza një sugjerim për krijimin e një mekanizmi të qasshëm komunikimi për këta persona, veçanërisht në situata kur rrezikohet jeta, shëndeti ose siguria.

Ndërkohë, Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë i është sugjeruar krijimi i një zgjidhjeje të përhershme dhe sistematike për mbështetjen në komunikim, përmes një qendre thirrjesh ose shërbimi tjetër me interpretues të certifikuar të gjuhës së shenjave.

Sipas Avokatit të Popullit, ky shërbim duhet të jetë i disponueshëm në të gjithë territorin e shtetit dhe të mos varet nga projekte apo financime me kohëzgjatje të kufizuar.

“Gjuha e shenjave nuk është vetëm mjet komunikimi, por edhe pjesë e rëndësishme e qasshmërisë dhe realizimit të të drejtave të njeriut”, thekson Avokati i Popullit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër