Tiranë, 23 shtator Zhurnal.mk – Ish-prokurori Ervin Karanxha ka ngritur shqetësimin për pasojat që mund të ketë rrjedhja e informacioneve të klasifikuara gjatë hetimeve ndaj ish-drejtores së SHISH, Vlora Hyseni.
Karanxha tha se duhet të verifikohet nëse dhe çfarë informacionesh kanë rrjedhur, pasi publikimi i të dhënave mund të rrezikojë bashkëpunëtorët e shërbimeve inteligjente dhe agjentët në terren.
Sipas tij, SHISH duhet t’i nënshtrohet një auditimi të brendshëm për të identifikuar informacionet që mund të jenë komprometuar dhe për të marrë masa për mbrojtjen e personave të ekspozuar.
“Duhet parë çfarë çështjesh kanë rrjedhur, nëse kanë rrjedhur, sepse rrezikohet jeta e bashkëpunëtorëve, ato janë me kod sekret. Ku e dimë ne se ku mund të jenë, në çfarë operacionesh kanë marrë pjesë. Të dali emri i tyre, nesër u rrezikohet jeta, sepse nuk dihen bashkëpunëtorët, janë sekret. Ky është problem. Ka nevojë për një auditim të brendshëm ky institucion që t’i verifikojë. Kjo do punë, sepse ata në vend të merren me sigurinë kombëtare, tani duhet të merren që të kontrollojnë njëri-tjetrin. Ka agjentë në terren që u rrezikohet jeta”.
