Arrestohen 13 persona në operacionin “Filter” për shkatërrimin e një grupi të organizuar për kontrabandë me cigare

Nga D V
19 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 24 shtator 2026 – Në vijim është operacioni policor i koduar “Filter”, i realizuar nga Drejtoria e Doganave, me qëllim zbulimin dhe shkatërrimin e një sistemi të organizuar për kontrabandë me cigare.
Në kuadër të aksionit janë arrestuar 13 persona, ndërsa pjesëtarët e Drejtorisë së Doganave kanë kryer bastisje në më shumë se 20 lokacione.

Sipas informacioneve të para, në aktivitetet e grupit të dyshuar janë përfshirë kompani të shpedicionit, kompani transporti dhe eksporti, persona fizikë, si dhe pjesëtarë të policisë dhe nëpunës doganorë.
Operacioni synon të zbardhë mënyrën e funksionimit të këtij sistemi të dyshuar dhe rolin e secilit prej personave të përfshirë.

Aksioni është ende në zhvillim, ndërsa autoritetet pritet të publikojnë më shumë detaje lidhur me të arrestuarit, veprat për të cilat dyshohen dhe rezultatet e bastisjeve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër