Mesfushori i Barcelonës, Rodri, ka ndarë mendimet e tij mbi pretendentët për Topin e Artë të vitit 2026.
Gara për Topin e Artë 2026 pritet të jetë shumë e nxehtë pasi shumë emra tashmë janë përmendur si pretendentë për të fituar çmimin më të madh individual.
Rreth fituesit të çmimit ka folur edhe ish-fituesi Rodri, i cili mendon se çmimi duhet të shkoj për një lojtarë spanjollë.
“Mendoj se është fantastike që Lamine dhe Mbappe konsiderohen më të mirët në botë, për mua ata janë ndër favoritët”, ka thënë fillimisht Rodri.
“Por, Topi i Artë i jepet lojtarit më të mirë të çdo sezoni. Këtë vit gjithçka është shumë e hapur”.
“Unë jam një person më modest dhe do të doja që një spanjoll ta fitonte, cilindo nga gjashtë”, përfundoi mesfushori i Barcelonës.
