Hoxha takim me zv.presidenten e KE: Shqipëria e përkushtuar për bashkëpunimin rajonal

Nga D V
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 24 shtator, Zhurnal.mk – Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha mori pjesë në drekën e thirrur nga zëvendëspresidentja e Komisionit Evropian dhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas, me liderë dhe ministra të jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Diskutimet u përqendruan në situatën dhe dinamikën aktuale në Ballkanin Perëndimor, sfidat me të cilat përballet rajoni dhe rëndësinë e koordinimit të ngushtë në mbështetje të paqes, stabilitetit dhe sigurisë.

Në një postim në rrjetin social X, Hoxha theksoi se “me Kallas nënvizuam rëndësinë e konkretizimit të perspektivës së BE-së për të gjithë rajonin, ruajtjen e momentumit të procesit të zgjerimit, avancimin e reformave dhe ankorimin e fortë të Ballkanit Perëndimor brenda familjes evropiane.”

“Shqipëria mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj procesit të saj të vazhdueshëm të anëtarësimit në BE dhe për të kontribuar në mënyrë konstruktive në bashkëpunimin rajonal, si dhe në një Evropë më të fortë, më të bashkuar dhe më të sigurt”, tha ministri i Jashtëm.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër