Begaj takon krerët e institucioneve të sigurisë

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 24 shtator, Zhurnal.mk – Presidenti Bajram Begaj priti sot në takim ministrin e Brendshëm, Ervin Demo, së bashku me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit,  Skënder Hita, si dhe drejtorin e komanduar të SHISH-it, Elvis Lila.

Në njoftimin për shtyp të Presidencës bëhet e ditur se në këto takime, presidenti Begaj u informua dhe diskutoi me ta mbi çështje të aktualitetit.

Takimi vjen pas hetimeve të zhvilluara nga SPAK për ish-drejtuesen e Shërbimit Informativ Shqiptar, Vlora Hyseni. Ndaj Hysenit GJKKO vendosi masën “Arrest shtëpie”, me kërkesë të SPAK.

Pas këtyre zhvillimeve kryeministri Edi Rama liroi Hysenin nga drejtimi i SHISH, vendim që u dekretua menjëherë nga Kreu i Shtetit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër