Djemtë e ish-krerëve të UÇK-së vizitojnë familjen e policit Afrim Bunjaku

Nga D V
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 24 shtator, Zhurnal.mk – Endrit Thaçi, Klestor Veseli dhe Altin Krasniqi, djemtë e ish-krerëve të UÇK-së, kanë vizituar sot familjen e policit të Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye të detyrës gjatë sulmit në Banjskë.

Vizita është zhvilluar në shenjë respekti dhe solidariteti me familjen Bunjaku, në përvjetorin e rënies së policit të Kosovës.

Gjatë vizitës, ata kanë shprehur respektin e tyre për figurën dhe sakrificën e Afrim Bunjakut, duke qëndruar pranë familjes së tij në këtë ditë përkujtimi.

Bunjaku mbetet i kujtuar si një pjesëtar i Policisë së Kosovës që humbi jetën në krye të detyrës, ndërsa familja e tij vazhdon ta përkujtojë me krenari dhe dhimbje.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër