Shkup, 24 shtator, Zhurnal.mk – Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, në kuadër të pjesëmarrjes në MÜSİAD EXPO 2026 në Stamboll, zhvilloi takime me Zëvendëspresidentin e Republikës së Turqisë, Cevdet Yılmaz, dhe me Kryetarin e Përgjithshëm të MÜSİAD-it, Burhan Özdemir.
Gjatë takimeve, Durmishi potencoi rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë, me theks të veçantë në mundësitë për investime dhe forcimin e lidhjeve ndërmjet komuniteteve të biznesit të të dyja vendeve.

Sipas Durmishit, marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve krijojnë një bazë të rëndësishme për avancimin e bashkëpunimit ekonomik dhe për hapjen e mundësive të reja për kompanitë dhe investitorët.

Durmishi theksoi gjithashtu rëndësinë e promovimit të Maqedonisë së Veriut si destinacion për investime dhe partneritete të reja, duke vënë në pah nevojën për forcimin e lidhjeve ndërmjet bizneseve dhe krijimin e mundësive të reja për bashkëpunim.

Në kuadër të pjesëmarrjes në MÜSİAD EXPO 2026, Durmishi zhvilloi edhe biseda me përfaqësues të komunitetit të biznesit, me fokus në mundësitë për bashkëpunim ekonomik dhe investime.
