Era Emurli nis kapitull të ri, i bashkohet SBS Entertainment

Nga D V
23 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Reperja e re e skenës shqiptare, Era Emurli, ka nisur një kapitull të ri në rrugëtimin e saj muzikor, duke u bërë pjesë e SBS Entertainment.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë artistja nga Tetova përmes disa fotografive të publikuara në llogarinë e saj në Instagram, ku ka ndarë momente nga bashkëpunimi i ri.

Në imazhet e publikuara, Era shfaqet pranë producentit të njohur të shumë hiteve të estradës, Çelik Lipa, i cili është pjesë e SBS Entertainment.

Ky zhvillim shënon një hap të ri për reperen në karrierën e saj muzikore, ndërsa mbetet të shihet se si do të vijojë bashkëpunimi i saj me SBS Entertainment dhe me çfarë projektesh të reja muzikore do të prezantohet para publikut.

Për momentin, artistja nuk ka dhënë më shumë detaje rreth projekteve që mund të jenë në përgatitje.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër