Interesimi për banesa, drejtori i Kadastrës: Ja lokacionet më tërheqëse

Nga Xh M
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 26 shtator Zhurnal.mk – Drejtori i Kadastrës, Ivan Zhivkovski, në emisionin “Pas Numrave” në TVM2, tha se Qendra, Aerodromi dhe Karposhi vazhdojnë të jenë ndër komunat më tërheqëse për blerësit e banesave në Shkup.

Sipas tij, edhe komunat e tjera janë relativisht të kërkuara, ndërsa veçoi Butelin dhe Çairin si zona disi më pak atraktive krahasuar me komunat e tjera.

Sipas raportit vjetor të Agjencisë për Kadastër të Patundshmërive, vitin e kaluar u shitën gjithsej 7.707 banesa, një rënie krahasuar me vitin paraprak, kur numri arriti në 8.018.

Sa i përket shpërndarjes territoriale, kryeson Komuna e Aerodromit, me 297 apartamente të shitura në tremujorin e dytë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër