ASH mbajti kuvendin zgjedhor në Tearcë, kryetar dege u zgjodh Mumin Xhemaili

Nga Xh M
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 26 shtator Zhurnal.mk – Në një atmosferë të ngrohtë vëllazërore, mirë të organizuar, transparente dhe në përputhje të plotë me parimet demokratike të partisë, Dega e Aleancës për Shqiptarët në Tearcë mbajti sonte kuvendin e saj zgjedhor, me çka bëri një hap të rëndësishëm në kuadër të përgatitjeve gjithëpërfshirëse për Kongresin e V-të partiak.

Kuvendarët e pranishëm, me pjesëmarrje të gjerë dhe angazhim aktiv, zgjodhën në mënyrë unanime dhe demokratike Mumin Xhemailin për kryetar të ri të degës së Tearcës të Aleancës për Shqiptarët. Njëkohësisht, në këtë kuvend u zgjodh edhe kryesia e re e degës, si dhe delegatët që do të kenë nderin dhe përgjegjësinë të përfaqësojnë degën e Tearcës në Kongresin e ardhshëm partiak, një moment vendimtar ky për të ardhmen politike të Aleancës për Shqiptarët i cili pritet të mbahet muajt në vazhdim pas përmbylljes me sukses të procesit zgjedhor në të gjitha degët.

Me këtë rast, kryetari i partisë, Dr. Arben Taravari, së bashku me kryetarin e sapozgjedhur të degës, Mumin Xhemailin shprehën zotimin e tyre të fortë për vazhdimin e punës në drejtim të zgjerimit dhe konsolidimit të strukturave partiake në terren. Ata theksuan se forcimi i komunikimit të drejtpërdrejtë me qytetarët mbetet një prioritet themelor, duke e kthyer zërin e tyre në pjesë të pandashme të angazhimit politik të Aleancës për Shqiptarët.

Ky kuvend zgjedhor në Tearcë dëshmon edhe një herë përkushtimin e vazhdueshëm të Aleancës për Shqiptarët për ndërtimin e një organizimi partiak të fortë dhe gjithëpërfshirës. Partia po vazhdon në mënyrë të pandërprerë procesin e konsolidimit në çdo degë të saj, me bindjen se një strukturë e mirë organizuar në bazë është themeli i një force politike të qëndrueshme e të besueshme.

Me synimin për të qenë gjithnjë e më pranë qytetarëve dhe interesit të tyre të përgjithshëm, Aleanca për Shqiptarët riafirmon angazhimin e saj për një politikë të hapur, të përgjegjshme dhe në shërbim të plotë ndaj qytetarëve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër