Kasami: Festivali “Teuta”, një nga vlerat e rëndësishme kulturore të Tetovës

Nga Xh M
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 27 shtator Zhurnal.mk – Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka marrë pjesë në edicionin e 15-të të Festivalit të Këngës së Vjetër Qytetare “Teuta”, duke vlerësuar rëndësinë e festivalit në ruajtjen e traditës dhe trashëgimisë kulturore të qytetit.

“Mbrëmë, me kënaqësi mora pjesë në edicionin e 15-të, të Festivalit të Këngës së Vjetër Qytetare “Teuta”, një ngjarje që ndër vite është shndërruar në një nga vlerat e rëndësishme kulturore të Tetovës!

Kënga e vjetër qytetare është kujtesë e një qyteti, pasuri e trashëguar brez pas brezi dhe një urë që na lidh me rrënjët tona!

Mirënjohje për të gjithë ata që ndër vite kanë kontribuar në ruajtjen dhe zhvillimin e këtij festivali”, ka shkruar Kasami.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër