Nisja e vjeshtës rrit rrezikun nga gripi stinor, mjekët apelojnë për vaksinim dhe higjienë

Nga Xh M
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 27 shtator Zhurnal.mk – Ndryshimi i temperaturave dhe qëndrimi në ambiente të mbyllura e të mbipopulluara janë disa nga faktorët kryesorë të përhapjes së gripit stinor. Mjekët presin që edhe ketë vit numri i pacientëve të jetë i lartë, ndërsa theksojnë se vaksinimi mbetet një nga masat kryesore mbrojtëse, sidomos ndaj grupeve të rrezikuara.

“Siç çdo vit edhe këtë vit natyrisht pritet që numri i pacientëve të jetë shumë i lartë, por nuk mund të japim një numër specifik sepse gjithçka do të varët nga lloji i virusit, nga imunizimi por më e rëndësishmja do të varet edhe nga imuniteti i përgjithshëm i njerëzve. Për sa i përket simptomave mund të them se gripi pothuajse gjithmonë vjen me rritje të menjëhershme të temperaturës, dhimbje në kyçe dhe muskuj, kokëdhimbje, dhimbje fyti, vështirshi në frymëmarrje, kurse tek fëmijët më së shpeshti mund të paraqiten të vjella, përzierje dhe diarre”, deklaroi Ivona Iliojoska-mjek familjar.

Për mbrojtjen nga gripi mjekët bëjnë thirrje për vaksinim, duke thënë se kjo është një nga masat parandaluese më të mira, veçanërisht ndaj qytetarëve që bëjnë pjesë në kategoritë e rrezikuara.

“Masa mbrojtëse që duhet të merret para se gjithash është vaksinimi kundër gripit stinor, veçanërisht për personat e moshuar, personat me sëmundje kronike dhe unë gjithashtu rekomandoj edhe gratë shtatzëna sepse edhe ato hynë në grupin e personave të rrezikuar’’, theksoi Dr.Ivona Iliojoska-mjek familjar.

Ndërsa infeksionet mund të jenë të pashmangshme për disa, kujdesi dhe parandalimi mbeten mbrojtja më e mirë. Higjiena e duarve, vaksinimi, ushqyerja e shëndetshme dhe kujdesi ndaj organizmit janë hapa të thjeshtë, por të rëndësishëm për të ulur rrezikun.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër