Vendi planifikon të marrë 1.3 miliardë euro borxh në tregun ndërkombëtar gjatë vitit 2027

Nga Xh M
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 27 shtator Zhurnal.mk – Pas vendimit të Qeverisë, Ministria e Financave ka filluar procedurat për huamarrjen e re në vlerë prej 1,3 miliardë eurosh. Nga resori me të cilin udhëheqë ministrja Gordana Dimitrievska-Koçoska thonë se borxhi ri i do të merret në tregun ndërkombëtar gjatë vitit të ardhshëm, ndërsa koha e saktë nuk dihet për shkak se varet nga kushtet e tregut. Paratë, do të shfrytëzohen për larë borxhet e vjetra.

“Mjetet e siguruara do të përdoren për financimin e deficitit buxhetor për vitin 2027 dhe për shlyerjen e detyrimeve që arrijnë afatin e pagesës nga huamarrjet e mëparshme, përfshirë edhe Euroobligacionin që është emetuar në vitin 2023 dhe që maturohet (arrin afatin e pagesës) në vitin 2027. Huamarrja e paraparë është në përputhje me Strategjinë Fiskale dhe Strategjinë për Borxhin Publik”, thanë nga Ministria e Financave.

• Borxhi 1,3 miliardë euro do të merret në vitin 2027
• 1,3 miliardë euro për të shlyer borxhet e vjetra

Vendimin për marrjen e borxhit të ri, e kanë kritikuar ashpër nga LSDM, të cilët theksojnë se paratë po merren për zgjedhje, ndërsa arka shtetërore sipas tyre është bosh. Sipas partisë me të cilën udhëheqë Venko Filipçe, për 35 vite, të gjitha qeveritë e kanë futur në borxh shtetit për 8 miliardë euro, ndërsa Qeveria e Mickoskit për dy vite e ka futur në borxh për 4 miliardë euro.

Sipas të dhënave zyrtare për vitin 2026, borxhi publik i Maqedonisë së Veriut ka arritur në mbi 10.7 miliardë euro, ose rreth 60% të Produktit të Brendshëm Bruto (PBB).

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër