Dënimi i çlirimtarëve, Haradinaj: Kuvendi t’i bashkohet zërit të shqiptarëve

Nga D V
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 28 shtator, Zhurnal.mk – Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj është deklaruar pak para nisjes së seancës së Kuvendit, ku pritet të miratohet deklarata e përbashkët kundër vendimit të Hagës, raporton Ekonomia Online.

I pyetur rreth çështjes së presidentit, Haradinaj tha se këto janë ditë vendimtare për vendin, pasi afati i 6 tetorit po afron.

Sa i përket vendimit dënues ndaj udhëheqësve të UÇK-së, Haradinaj e quajti të papranueshëm.

“UÇK ka bërë luftë çlirimtare, pra nuk është në emrin tim e as në emrin tonë. Pra Kuvendi duhet t’i shfrytëzojë këto ditë edhe nëse nuk i krijon institucionet, e që t’i bashkohet zërit të qytetarëve”, tha ai.

“Qëllimi ka qenë shkuarja në zgjedhje dhe jemi në zgjedhje realisht, por do të ishte e turpshme që t’i lëmë këto ditë pa i shfrytëzuar, të paktën për me u bë bashkë me popullin, zërin e shqiptarëve”, shtoi ai.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër