Hamza: Nëse kalon projektligji për Dhomat e Specializuara, jemi të hapur të diskutojmë për presidentin

Nga D V
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 28 shtator, Zhurnal.mk – Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka folur shkurt para seancës plenare të Kuvendit, me ç’rast ka thënë se projektligji për Dhomat e Specializuara të Kosovës është domosdoshmëri për historinë dhe të ardhmen e vendit, raporton Ekonomia Online.

I pyetur se çfarë ka diskutuar në takimin me kryeministrin Albin Kurti të dielën mbrëma, Hamza tha se kanë folur rreth situatës politike dhe projektligjit, por edhe rreth çështjes së presidentit.

Ai ka shprehur gatishmëri që, nëse kalon projektligji, PDK është e hapur të diskutojë rreth presidentit.

“Jemi duke punuar, është domosdoshmëri për PDK-në, por edhe për Kosovën. Për historinë dhe të ardhmen e Kosovës, është top prioritet kalimi i këtij projektligji. Ne nuk po kërkojmë që të ndalet drejtësia, ne jemi kundër padrejtësisë. Nuk besoj që ka asnjë arsye që partitë e tjera të mos e mbështesin.

Situata politike dhe kalimi i këtij projektligji, por edhe tema të tjera, përfshirë temën e presidentit. Për PDK-në, ligji është pika e parë.

Nuk kemi folur për emrat, mirëpo nëse kalohet ligji, jemi të hapur për të diskutuar tema të tjera”, ka thënë Hamza.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër