Arrestohet 33-vjeçari në Kamjan, transportonte dru dhe drejtonte pa patentë

Nga D V
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 28 shtator, Zhurnal.mk – Një 33-vjeçar është arrestuar në nyjën rrugore të Kamenjanit pasi u kap duke drejtuar automjetin pa patentë shoferi.

Gjatë kontrollit të automjetit “Skoda” me targa të Tetovës, policia gjeti rreth 0.5 metra kub dru zjarri në bagazh. Po ashtu u konstatua se drejtuesi nuk posedonte leje drejtimi.

Automjeti është konfiskuar, ndërsa pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër