Altin Krasniqi: Pa ligjin për Gjykatën Speciale, Kuvendi asgjë konkrete nuk ka bërë

Nga D V
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prshtinë, 28 shtator, Zhurnal.mk – Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Altin Krasniqi, ka reaguar pas deklaratës së votuar të hënën në Kuvendin e Kosovës lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë.

Krasniqi, i cili është edhe djali i ish-kryetarit të Kuvendit dhe njërit prej ish-drejtuesve të UÇK-së, Jakup Krasniqi, e ka vlerësuar deklaratën si një nismë të mirë, por ka thënë se ajo nuk është e mjaftueshme pa miratimin e një ligji për Gjykatën Speciale.

“Deklarata e votuar sot në Kuvend është një nismë e mirë, por pa u votuar ligji për Gjykatën Speciale, nuk është bërë asgjë konkrete”, ka shkruar Krasniqi.

Ai ka thënë se, sipas tij, mbrojtja e UÇK-së duhet të bëhet përmes veprimeve konkrete dhe vendimeve institucionale.

“UÇK-ja mbrohet me veprime konkrete dhe me vendime që e mbrojnë luftën e saj të drejtë dhe vlerat e saj”, ka deklaruar ai.

Krasniqi ka shtuar se qytetarët e Kosovës e kanë të qartë qëndrimin e tyre për luftën e UÇK-së.

“Qytetarët e Kosovës e dinë dhe e kanë ditur gjithmonë se UÇK-ja ka bërë një luftë të drejtë për lirinë e Kosovës”, ka shkruar deputeti i PDK-së.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër