Erion Braçe shkon të vizitohet në QSUT dhe befasohet nga ministrja e re: Më pëlqejnë vendimet e saj

Nga Xh M
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 28 shtator Zhurnal.mk – Deputeti Erion Braçe ka qenë këtë të hënë në QSUT, për një vizitë mjekësore.

Ai thotë se është ndjerë mirë, kur ka marrë vesh që aty kishte qenë edhe ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, për një mbledhje punë.

Braçe vlerëson disa prej vendimeve të saj, të marra sapo u emërua në krye të Ministrisë së Shëndetësisë.

Recently Spotted Asteroid Set for Near Miss With Earth
Keep Watching

Sot në mëngjes isha në QSUT si qytetar për një nevojë mjekësore, jo si deputet.

Aty mesova qe prej ores 8.00-8.15, ministrja e Shëndetësisë, drejtoresha e QSUT, drejtuesit e Shërbimeve ne QSUT, ishin ne mbledhje pune;

Sinqesisht u ndjeva mire-ata qe drejtojne qendren me te madhe te sherbimeve mjekesore-terciare ne vend, ishin bashke per punen, sherbimin, mungesat, shqetesimet e tjera, sherbimin, zgjidhjet; aty ishin te gjithe aktoret bashke e kjo jep besim!

Mua me kane pelqyer disa akte te ministres se re te Shendetesise-prej dites se emerimit e deri tek kjo qe hasa sot;

I pari, lirimi nga detyra e drejtueses se Operatorit Shëndetësor qe u krijua per te zhvilluar si sherbim publik ate qe per dhjete vite u ofrua si sherbim nga privati;

I dyti, anulimi i nje procedure prokurimi qe ulerinte si klienteliste e vijim i sherbimit qe ofronte privati po me privat, kur duhet te ishte ndryshe.

Shikoni, klientelizmi ishte, eshte ende, semundja me e rende ne administrim te sherbimit shendetesor ne Shqiperi;

Posacerisht ne QSUT, ku demi qe klientelizmi ben eshte shume me i madh.

Ne nuk japim pak para në shëndetësi, nuk janë fare pak para; sa here eshte diskutuar buxheti i shtuar, kam ngritur shqetesimin e efektivitetit ne perdorimin e ketyre parave; klientelizmi ne marrjen e mallrave-kryesisht barna e mjete e paisje mjekesore, sherbime gjithashtu, ka ngrene pa te drejte e ne shkelje te ligjit, para publike!

Ndarja e forte dhe e qarte me klientelizmin, do permiresoje furnizimet, sherbimet per njerzit prej tyre!

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër