Sekuestrohen 150 kilogramë mish në Çajle, pa afat, deklaratë dhe me origjinë të panjohur

Nga R.ZH
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Gostivar, 29 shtator, Zhurnal.mk – Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) ka sekuestruar 150 kilogramë mish me afat të skaduar, pa deklaratë dhe me origjinë të panjohur.

Nga AUV njoftojnë se gjatë ditës së djeshme, në një aksion të përbashkët me SPB-në e Gostivarit, veterinerët zyrtarë të Agjencisë kanë kryer kontroll në një pronë private në fshatin Çajle, transmeton Zhurnal.mk.

Gjatë kontrollit është konstatuar dhe sekuestruar sasia prej 150 kilogramësh mish, i cili kishte afat të skaduar, nuk kishte deklaratë dhe ishte me origjinë të panjohur.

Mishi i sekuestruar është transportuar në deponinë “Rusino”, ku është asgjësuar në mënyrë të padëmshme, në përputhje me procedurat për trajtimin e produkteve ushqimore që nuk plotësojnë kushtet e sigurisë.

AUV vijon kontrollet në bashkëpunim me institucionet kompetente për të parandaluar qarkullimin e produkteve ushqimore që mund të paraqesin rrezik për konsumatorët.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër