Pas Gjinit, Ahmeti në Prishtinë takon edhe Bedri Hamzën

Nga Xh M
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 29 shtator Zhurnal.mk – Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka zhvilluar sot në Prishtinë një takim me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamzën.

Përmes një njoftimi, Ahmeti bëri të ditur se gjatë takimit është diskutuar për zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe rajon, si dhe për procesin gjyqësor që po zhvillohet në Dhomat e Specializuara të Kosovës.

“Shkëmbyem mendime mbi sfidat aktuale, zhvillimet që na presin dhe rëndësinë e bashkëpunimit e të koordinimit të vazhdueshëm në interes të Kosovës dhe të shqiptarëve në rajon”, ka shkruar Ahmeti pas takimit.

Takimi mes dy liderëve vjen në një periudhë me zhvillime të rëndësishme politike në Kosovë dhe në rajon, ndërsa në fokus të bisedimeve ishte edhe bashkëpunimi dhe koordinimi për çështjet me interes të përbashkët.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër