Një fans i Rita Orës ka gjetur një mënyrë mjaft të veçantë për të treguar admirimin për këngëtaren shqiptare, duke vendosur emrin e saj në targat e automjetit.
Rita Ora e ka vënë re këtë detaj dhe ka vendosur ta ndajë me ndjekësit e saj në Instagram, duke publikuar pamjet e targave me emrin e saj.
Këngëtarja duket se është befasuar nga numri i madh i rasteve kur ka hasur targa me emrin “Rita Ora”, duke shkruar në postimin e saj:
Foto: Rita Ora / Instagram
“Kurrë s’e kam menduar se do të shoh kaq shumë targa me emrin Rita Ora në jetën time”, shkroi në postimin e saj derisa ndau po ashtu edhe fotografi te veturës.
Postimi i Ritës ka tërhequr vëmendjen e fansave, të cilët kanë komentuar për mënyrën kreative se si admiruesit e saj kanë zgjedhur të shfaqin dashurinë dhe mbështetjen për të.

