Shkup, 30 shtator, Zhurnal.mk – Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Sedat Sulejmani, në një konferencën për shtyp ka njoftuar se nga sot, është hapur sistemi për aplikim elektronik në Konkurset vjetore për financimin e projekteve me interes nacional në fusha dhe veprimtari të veçanta të kulturës për vitin 2027. Ai bëri të ditur se sistemi për aplikim elektronik do të jetë i hapur deri më 30 tetor 2026, deri në orën 15:30.
“Kulturën e shohim si investim strategjik në potencialin kreativ dhe në zhvillimin e qëndrueshmërisë të shoqërisë. Për vitin 2027, e ruajm konkursin referues që kemi vendosur duke u afruar aplikantëve rregulla të qarta, të qëndrueshme, dhe tashmë të njohura”. Tha Sedat Sulejmani, minister i Kulturës.
Sulejmani theksoi se në fokus do të jenë projektet me potencial për kontribut afatgjatë në zhvillimin kulturor përmes bashkëpunimit institucional, shtrirjes rajonale, afirmimit ndërkombëtar dhe tërheqjes së publikut të ri. Dhe se vëmendje e veçantë do t’u kushtohet edhe projekteve që do të realizohen në zonat kufitare, me qëllim që përmbajtjet kulturore të jenë të qasshme në mjedise të ndryshme dhe të kontribuojnë në zhvillimin e komuniteteve lokale.
Siç tha Sulejmani aplikimi për të gjitha fushat do të mundë të bëhet në mënyrë elektronike përmes uslugi.gov.mk. Dhe se aplikimet në formë të shtypur ose të dërguara me postë nuk do të shqyrtohen.
