5
Poezi nga: José Saramago
Përktheu: Maksim Rakipaj
E gjatë, pafundme
bisedë e grave,
si gjë pa kuptim ngjan,
burrave kështu u duket;
por atyre nëpër mend s’u shkon
që është kjo bisedë
që botën mban në orbitën e saj.
Po të mos qenë gratë
që mes tyre flasin,
burrat tashmë do ta kishin humbur
kuptimin e shtëpisë e të planetit.

