9
Shkup, 01 tetor, Zhurnal.mk – Më 30.09.2026 në orën 22:00 në fshatin Bogovinë, zyrtarët policorë nga Njësia Policore Kamjan kanë privuar nga liria personin A.M. (21) nga fshati Senokos. Gjatë kontrollit të automjetit të udhëtarëve “BMW” me targa të Gostivarit, të cilin e drejtonte, tek ai është gjetur dhe konfiskuar maruanë. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të vijojë parashtresë përkatëse.
