Hoxha takon Wadephul: Agjenda e reformave, çelësi i së ardhmes evropiane të Shqipërisë

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 01 tetor, Zhurnal.mk – Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha u takua sot me ministrin Federal të Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Johann Wadephul, në kuadër të takimit ministror të Procesit të Berlinit, që u mbajt në Pržno të Malit të Zi.

Të dy ministrat patën një shkëmbim thelbësor me fokus rrugëtimin evropian të Shqipërisë.

Nga ana e tij Hoxha shprehu vlerësimin për mbështetjen e qartë, konsistente dhe të vazhdueshme të Gjermanisë për procesin e zgjerimit të BE-së dhe për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Hoxha nënvizon se “angazhimi i fuqishëm i Gjermanisë për një proces zgjerimi të besueshëm dhe të bazuar në merita përbën një kontribut të rëndësishëm për ruajtjen e momentumit dhe avancimin e perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor”.

Sipas tij, agjenda ambicioze e reformave të Shqipërisë, dhe prioritetet në vijim të negociatave të anëtarësimit mbeten çelësi i së ardhmes sonë evropiane.

“Ne mbetemi plotësisht të përkushtuar për të përmbushur zotimet tona dhe për të avancuar mbi bazën e meritave, ndërsa punojmë ngushtë me Gjermaninë dhe partnerët tanë evropianë drejt një Evrope më të fortë, më të bashkuar, më të sigurt dhe më të qëndrueshme”, deklaroi Hoxha.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër