Protesta e 124-të kundër qeverisë! “Përgjegjësia jote nuk mbaron me fjalim, për çdo hajdutëri do të ketë dënim”, mesazhet pikante nëpërmjet pankartave

Nga Xh M
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 1 tetor Zhurnal.mk – Ka nisur këtë mbrëmje në Tiranë protesta e 124-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit dhe largimin e tij nga politika, ndërsa në pankartat e tyre nuk kanë munguar mesazhet ironike dhe kritikat ndaj qeverisjes.

Një pjesë e pankartave i referohet deklaratave të kryeministrit Rama gjatë konferencës së përbashkët me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ku ai foli për mirëqeverisje dhe progresin e vendit.

“Në konferencë me BE-në flet për progres, por me Belën e inceneratorët bën rezistencë”, shkruhet në një prej pankartave.

Ndërkohë, një tjetër mesazh i drejtohet drejtpërdrejt kryeministrit:

“Përgjegjësia jote nuk mbaron me fjalim, për çdo hajdutëri do të ketë dënim”.

Protesta vijon në Tiranë, ndërsa qytetarët shprehin kundërshtimin e tyre ndaj qeverisë dhe kërkesën për ndryshim politik.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër