Prishtinë, 1 tetor Zhurnal.mk – Ismail Tasholli nga “Liria ka Emër”, ka thënë në “Pressing” të T7, se në protestën e së enjtes ishin mbi 100 mijë njerëz.
Tasholli tha se “Liria ka Emër” nuk do të ndalet edhe me aktivitete të tjera.
“Liria ka Emër nuk e ka ndërmend me u ndalë, po do i shohim edhe aktivitetet e tjera, prej atyre më kreative, deri te ato radikale”.
“Në shesh ishin mbi 100 mijë njerëz, ajo është e rëndësishme, matje precize nuk ka dikush pos Policisë”, ka thënë ai.
